Në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit. Janë kryer 373 testime, ndërsa 17 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 373 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në Bashkitë:

5 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Kavajë, Vlorë, Përmet.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,538 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al