10 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

10 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

23:30 02/05/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të shtunën për dhjetë raste të reja me koronavirusin e ri.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste”,është thënë në njoftim.

Përveç kësaj, ky Institut ka njoftuar edhe se 38 pacientë janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus.

Marrë parasysh të dhënat e fundit deri më tani në Kosovë, 823 persona janë infektuar, 336 janë shëruar edhe 22 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19. /REL

Të ngjashme

Grupi

Kallezo