Shoferi i një kamioni, i cili trafikonte emigrantë të jashtëligjshëm në Britaninë e Madhe, është dënuar këtë premte me burg. 39-vjeçari Constantin Radut pretendoi se 10 emigrantët shqiptarë të kapur nga autoritetet britanike, kishin hipur në trajler fshehurazi, pa dijeninë e tij.

Megjithatë gjatë gjyqit të zhvilluar ndaj tij në gjykatën e Teesside u provua se kjo nuk ishte e vërtetë. 39-vjeçari u shpall fajtor për lehtësim të emigracionit të paligjshëm dhe u dënua me 3 vjet burg këtë të premte.

Radut, me kombësi rumune, u arrestua më 16 Tetor të 2016 në Teesport, pranë Middlesbrought pasi mbërriti me traget nga Zeebrugge e Belgjikës.

Sipas hetuesve, Radut shfrytëzonte punën e tij si shofer kamioni për të futur emigrantë të jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Provat e gjetura provuan se pretendimet e tij se shqiptarët ishin futur fshehurazi në mjetin e tij, nuk ishin të vërteta.

/tvklan.al