Policia belge arrestoi 10 persona në Bruksel, të dyshuar si anëtarë të një rrjeti rekrutimi për llogari të Shtetit Islamik.

Prokurorët Federale thanë se hetimi përqendrohet tek disa persona që janë larguar drejt Sirisë, për t’iu bashkuar, Shtetit Islamik. Policia ka sekuestruar kompjutera dhe celulare në operacionin e kryer në lagjet Molenbek, Koekel/berg, Shaerbek dhe Eterbek, të gjitha pjesë e Brukselit.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, autoritetet janë përpjekur të saktësojnë se operacioni i policisë belge nuk ka lidhje me sulmet në Paris, që pjesërisht u planifikuan nga Belgjika, pas të cilave policia belge vuri në pranga 10 të dyshuar.

Belgjika ka rreth 500 persona që i janë bashkuar Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, duke u renditur si i pari ndër vendet e Europës Perëndimore me numrin më të lartë të luftëtarëve që i janë bashkuar ISIS -it.

Tv Klan