Qeveria paralajmëron ashpërsim të masave


Masat e caktuara nga qeveria e Kosovës, në festën e kurban Bajramit u respektuan në përpikmëri nga Bashkësia Islame e Kosovës. Por kjo nuk ndodhi në mbrëmje nga gastronomia.

Këto dy fotografi të cilat janë bërë virale në rrjete sociale tregojnë se si u kremtua nga të rinjtë kjo festë në  dy nga qytetet e Kosovës.
Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar ashpërsim të masave.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 persona  nga Covid 19 duke e dërguar numrin e të vdekurve në 237  ndërsa janë regjistruar edhe 227 raste të reja të ifektuar nga ky virus.

Vetëm në muajin korrik kanë humbur jetën 176 pesona ndërsa janë regjistruar 5452 raste të reja.

Zemaj ka paralajmëruar hapjen e një spitali të ri vetëm për trajtimin e të sëmurëve me Covid19.

Aktualisht në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 599 persona.

Pritet shtim i numrit të inspektorëve në terren.

Tv Klan