Konfirmohen 705 infektime të reja

Mbeten te larta shifrat e infektimeve dhe fataliteteve në Kosovë. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi  se nga 3.922 mostra të marra janë konfirmuar 705 raste pozitive.

10 qytetarë të tjerë nuk arritën ta fitojnë betejën me virusin, duke e çuar në 1.786 numrin total të viktimave që nga shfaqja për herë të parë e koronavirusit në Kosovë.

Aktualisht në Kosovë raportohet afro 13 mijë raste aktive me koronavirus.

Tv Klan