Situata e Covid në Kosovë është përkeqësuar sërish. Në 24 orët e fundit raportohet se janë shënuar 10 viktima.

Rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

Po ashtu dhe rastet e reja janë rritur, krahasuar me ditët e fundit, pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar 340 raste por lajmi i mirë është se janë shëruar 411 pacientë

Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshuar me Covid-19 dhe që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 1.568 persona.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.737./tvklan.al