10 viktima dhe 435 raste të reja nga Covid - Tv Klan

10 viktima dhe 435 raste të reja nga Covid


10 viktima dhe 435 raste të reja nga Covid

17:47 17/10/2021

Mbetet i lartë numri i të shtruarve në spitale

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri njoftuan këtë të diel se janë 10 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total 2820 prej fillimit të pandemisë. 4 qytetarë ishin nga Tirana, ndërsa të tjerët nga Elbasani, Durrësi, Lushnja, Berati, Shkodra dhe Kuçova.

Në thuajse 2200 testime u identifikuan 435 të infektuar të rinj. Rastet më të shumta janë nga Tirana, 207 dhe më pas vijnë Fieri me 34, Durrësi me 17 dhe Lushnja me 13. Në të gjithë vendin janë 6268 pacientë aktivë me Covid-19.

Të shtruarit në struktura spitalore aktualisht janë 163, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit e kaluan Covid 446 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në thuajse 169 mijë.

Tv Klan








Të ngjashme