10 viktima nga dëbora dhe i ftohti

10 viktima nga dëbora dhe i ftohti

22:41 07/01/2019

Dëbora e acari siberian kanë sjellë viktima e kaos nëpër Europë. 7 persona humbën jetën nga orteqet në rajonet gjermane, franceze e italiane të Alpeve. Niveli i dëborës ka tejkaluar 2 metra teksa është shpallur gjendja e alarmit nga katastrofat.

Termometri tejkaloi minus 20 gradë Celcius, ndërsa dëbora dhe acari kanë bllokuar shumë rrugë e autostrada. Problematike situata paraqitet edhe në disa vende të Ballkanit.

Stuhitë e dëborës dhe ngricat i kanë marrë jetën 3 personave në Greqi. Vorbulla polare ka përfshirë edhe Bullgarinë e Italinë, ku autoritetet pezulluan përkohësisht mësimin në disa shkolla. Rekordin e temperaturave të ulëta e mban Rusia ku termometri arrin në minus 47 gradë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT