10 vite më parë, Ring hapi dyert për të gjithë klientët e saj. Një hapësirë që u bë më shumë se një qendër tregtare… u bë vendi ku të gjithë takohen, festojnë, blejnë dhe ndajnë momentet më të bukura. Pas një dekade, më 22 maj Ring festoi përvjetorin e saj, në një event të veçantë dedikuar bashkëpunëtorëve, partnerëve dhe klientëve.
Në këtë event ishte i ftuar violinisti i mirënjohur Olen Cezari me një përformancë speciale.
Festimet e ditëlindjes së Ring do të vazhdojnë deri ditën e diel, datë 25 maj, dhe do të finalizohen me “Shorteun 10 Vite Ring”.
Ring ka menduar të shpërblejë klientët e saj besnikë me një makinë të vitit 2025 dhe 21 kupona blerjeje nga dyqanet e Ring.
“Të gjithë klientët që bëjnë blerje mbi 2 mijë Lekë në dyqanet e Ring, mund të bëhen pjesë e shorteut. Mjafton të shkruajnë në faturë emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit dhe ta vendosin në kutinë e shorteut”, tha Antonela Çollaku, menaxhere marketingu në Ring.
Shorteu do të hidhet të dielën në orën 19:00 në Ring.
“Fituesi i çmimit të madh duhet të jetë prezent gjatë hedhjes së shortit”, u shpreh Çollaku.
Përgjatë këtyre ditëve në Ring do të zhvillohen aktivitete të ndryshme argëtuese për të gjithë familjen dhe dyqanet do të ofrojnë oferta ekskluzive dhe ulje, të cilat i gjeni vetëm në Ring.
Me më shume se 70 dyqane, mbi 15 marka ekskluzive dhe hapësira argëtimi, Ring është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara në Tiranë.
Tv Klan