Teksa Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore mbush 10 vite, kryeministri Edi Rama e konsideron një nga krenaritë e reformave që janë bërë nga qeveria e tij. Në një ceremoni të posaçme, Rama vlerësoi transformimin e bërë ndër vite.

Kreu i qeverisë tha se transformimi nuk do ndalet pavarësisht lumit të shpifjeve, duke ju referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pogradec, ku sipas tij u aludua për vonesën e ambulancës.

Ndër të tjera, nga ministrja e Shëndetësisë dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, u bë prezantimi edhe për pajisjet e shërbimit spitalor.

Ky shërbim deri më sot numëron 3.5 milionë thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misione të realizuara.

Klan News