10-vjeçaren e martojnë me kushëririn 22-vjeçar

10-vjeçaren e martojnë me kushëririn 22-vjeçar

12:40 14/09/2019

Një video e publikuar online tregon një vajzë 10-vjeçare të cilën e martojnë me një 22-vjeçar.

Videoja që ka shkaktuar zemëratë të gjerë u filmua në një zonë të varfër rurale të Iranit, ku martesat mes fëmijëve dhe të rriturve raportohen të jenë një fenomen i zakonshëm.

Në video personi që performon ceremoninë i thotë dhëndrit se do të paguajë një prikë prej 7200 paundësh për dorën e nuses së tij.

Më pas ai pyet vajzën, që siç raportohet është kushërira e 22-vjeçarit: “Fatima, a pranon të martohesh Milad Jashani?” dhe ajo përgjigjet: “Me lejen e prindërve të mi, po“.

Dhëndri thotë “po” gjithashtu dhe ata bëhen burrë e grua, ndërkohë që familjarët e tyre duartrokasin e brohorasin nga gëzimi.

Videoja, sipas asaj që shkruan The Sun, u publikua në rrjete sociale, por lajmi u transmetua edhe në kanalin shtetëror televiziv. Kjo çoi në zemëratë të gjerë në opinionin publik dhe martesa u anulua nga autoritetet atje.

Në Iran, me lejen e prindërve të tyre vajzat mund të martohen që në moshën 13-vjeçare. Nëse janë më të vogla, ato duhet të marrin leje nga një gjykatës.

Sipas Amnesty International, rreth 17 përqind e vajzave në Iran martohen para moshës 18-vjeçare./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori