Qentë janë një nga kafshët që na kanë ndihmuar ta kalojmë bllokimin nga pandemia më lehtë. Shpesh herë pronarët e qenve bëjnë për zili njerëzit që jetojnë pranë tyre. Kështu ka ndodhur dhe më një djalë 10-vjeçar i cili kishte shumë dëshirë të shëtiste qenin e fqinjit. Këtë dëshirë ai i shprehu në një letë dhe ia çoi në shtëpi.

10-vjeçari shkruan në letër se ka shumë qejf të shëtisë qenin e tij dhe i kërkon lejë që ai të kujdeset për qenin kur të mbarojë pandemia.

“Përshëndetje fqinjë. Emri im është Troy. Unë jam në klasën e 4-të dhe doja të të pyesja nëse keni nevojë për një kujdestar qensh kur të mbarojë pandemia. Unë jam i gatshëm të shëtis qenin tuaj më shpesh”, ishte letra e Troy.

Fqinji u prek nga ky shënim, i bëri foto dhe e publikoi në rrjetet sociale.

Ky nuk është i vetmi shënim prekës që bëhet viral muajt e fundit./tvklan.al