Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Eduart Haxhi, i cili përdor edhe identitetin tjetër Artan Haxhi.

Ky i fundit kërkohet nga autoritetet italiane për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të Italisë.

Për këto akuza, Eduart Haxhi është dënuar në mungesë me 10 vite e 4 muaj burgim. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në Itali. /tvklan.al