Arben Rexha, 32-vjeçari i cili vrau gruan e tij në Britani 2 vite më parë është dënuar me 10 vjet burg nga një gjykatë e Londrës.

Sipas “DailyMail” në vitin 2016, Rexha vrau gruan e tij, 25-vjeçaren Elidona Demiraj, pasi dyshonte në virgjërinë e saj. Këtë gjë shqiptari e ka deklaruar edhe gjatë seancave gjyqësore, ku është shprehur se arsyeja pse vrau gruan e tij ishte se dyshonte nëse nuk kishte qenë e virgjër kur ishin martuar.

Rexha e vrau Elidona Demirajn vetëm 3 muaj pasi ishin martuar në Shqipëri dhe ajo kishte shkuar në Britani për të jetuar me të. Sipas prokurorit të çështjes Richard Christie çifti ishte martuar me mblesëri.

Ai e vrau 25-vjeçaren në mënyrë mizore, duke i prerë pjesërisht kokën nga trupi dhe duke i shkaktuar rreth 27 plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Në një deklaratë të lexuar para gjykatës, familjarët e së ndjerës thanë:

“E nxorëm vajzën si nuse nga shtëpia për ta na kthyer të vdekur. Pa pikë dyshimi, dhimbja jonë është e njëjtë me atë të ditës kur mësuam lajmin për vdekjen e saj. Ai e izoloi vajzën për tre muaj dhe nuk e lejonte të takohej me njerëz”.

Një ditë para se të ndodhte ngjarja, Elidona kishte qëndruar me disa miq në Luton pasi kishin pasur një zënkë me Rexhën, por ky i fundit kishte shkuar për ta takuar dhe ishte kthyer bashkë me të.

Hetuesit shpjeguan se ai besonte që e reja po dilte me dikë tjetër dhe ishte bërë xheloz.

Vetë Rexha i tha policisë se ishte bërë i fiksuar për lidhjet e mëparshme të Elidonës dhe dyshimeve se ajo kishte pasur një abort. Ai u tha gjithashtu oficerëve se kishte menduar se ajo ishte përdhunuar nga një person.

“Ai u fiksua kaq shumë pas virgjërisë së saj, sa u fut në internet për të gjetur informacion sesi mund të dallosh nëse dikush është i virgjër”,

u tha nga hetuesit në gjykatë.

Ndërkohë avokati mbrojtës i 32-vjeçarit tha se ky i fundit kishte pësuar “

episode skicofrenie

” pas ngjarjes. Rexha u akuzua fillimisht për vrasje, por më pas ai pranoi fajësinë për vrasje pa paramendim, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

/tvklan.al