Nga katastrofa natyrore humbën jetën mbi 22 mijë persona dhe mbi 40 mijë të tjerë u zhvendosën pas shpërthimit të Fukushimës

Japonia ka shënuar 10 vjetorin e tërmetit shkatërrimtar që i mori jetën më shumë se 22 mijë personave.

Viti 2011 do të ishte më i tmerrshmi, teksa bregu veri-lindor i Japonisë do të goditej nga një tërmet me madhësi 9.0 ballë i shkallës Rihter.

Tërmeti shkaktoi cunami duke shkatërruar qytete dhe rrjedhje radioaktive në centralin bërthamor Fukushima. Mbi 40 mijë njerëz u zhvendosën për shkak se në zonat përreth impiantit të shkatërruar ka ende ndotje radioaktive.

Të mbijetuarit u lutën dhe kujtuan viktimat me një minutë heshtjeje në orën 2:46, kohën kur ndodhi tërmeti. Në Tokio, kryeministri, Yoshihide Suga dhe perandori, Naruhito, dhanë ngushëllimet e tyre në një ceremoni të distancuar nga shoqëria në teatrin kombëtar.

Naruhito u shpreh se shumë nga të goditurit, megjithëse kishin vuajtur nga një dëm të paimagjinueshëm, kanë kapërcyer vështirësi të shumta duke ndihmuar njëri-tjetrin. Ngjarjet për të shënuar përvjetorin e katastrofës së trefishtë të Marsit 2011 janë zvogëluar për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Qeveria japoneze shpenzoi rreth 300 miliardë dollarë për të rindërtuar shtëpitë, rrugët, linjat hekurudhore dhe infrastrukturat e tjera që pësuan nga fatkeqësia. Ndërkaq autoritetet do të rinisin sërish kërkimet për të gjetur trupa të tjerë .

Në Japoni kanë nisur debatet për rolin e energjisë bërthamore, pasi vendi synon të arrijë neutralitetin e karbonit neto deri në vitin 2050 për të luftuar ngrohjen globale. Por një sondazh i TV publik i NHK tregoi se 85% të shqetësimeve të publikut janë për aksidentet bërthamore.

Klan News