Hajnaj: Nuk do gjejnë paqe deri sa të bëhet drejtësi

10 vite nga ekzekutimi i 4 punonjësve të policisë gjatë një operacioni në për kapjen e Dritan Dajtit, të rënët janë kujtuar në një ceremoni përkujtimore nga familjarë dhe ish-kolegët e tyre. Zv/drejtorja e policisë Aida Hajnaj nuk la pa komentuar odisenë gjyqësore për autorin e masakrës që u mori jetën Fatos Xhanit, Kastriot Feskajt, Sajmir Duçkollarit dhe Altin Dizdarit.

Aida Hajnaj zv/drejtore e përgjithshme e Policisë së Shtetit:  Kolegët tanë që tashmë prehen në altarin e kombit, u ndanë prej nesh nga plumbat e krimit të organizuar, dhe ende sot shpirti i tyre nuk gjen paqe deri në dhënien e drejtësisë së merituar për dorën vrastare.

Shkalla e parë e Krimeve të Rënda në 2014-tën e dënoi Dajtin me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve  mesditën e 7 Gushtit të 2009-tës. Por Apeli i Krimeve të Rënda në Janar të këtij viti pranoi gjykimin e shkurtuar për Dajtin duke e dënuar përfundimisht me 25 vite heqje lirie. Këtë vendim Prokuroria e ka apeluar në Gjykatën e Lartë, e cila në kushtet e vakancës nuk e ka shqyrtuar. 

Dajti deri tani ka vuajtur gati 10 vite paraburgim, të cilat i llogariten 15 vite burgim.

Tv Klan