Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vijuar me serinë e postimeve të tij në rrjetet sociale. Kreu i opozitës thotë se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.

Kjo sipas tij është një nga 100 dështimet e Ramës dhe për të mbështetur deklaratën e tij ai citon raportin e “Transparency International”.

“52 ditë deri më 25 Prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A është Shqipëria një shtet i kapur për shkak të korrupsionit? Përgjigja: Po! “Transparency International” e rendit Shqipërinë ndër shtetet që kanë nivel të lartë të kapjes së shtetit për qëllime korruptive dhe ligjeve të personalizuara”, thotë Basha./tvklan.al