100 fshatrat e programit të rilindjes rurale do të përfitojnë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik. Gjatë një takimi me përfaqësitë e huaja në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama tha se ky program është një model suksesi për zhvillimin rural.

Për kreun e qeverisë, këto 100 fshatra turistikë priten të shndërrohen në 100 pika të ndryshme zhvillimi për Agroturizmin.

Ky program, sipas Ramës, është një instrument për t’ju treguar të rinjve që ato të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në këto zona.

Tv Klan