Stina e verës ka shtuar rastet e helmimeve nga ushqimet, por edhe sëmundjet e tjera infektive.  Sipas shefes së këtij shërbimi në QSU, Najada Çomo, pjesa më e madhe e pacientëve i përkasin moshës së tretë si dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

“Gjatë 24 orëve paraqiten rreth 100 raste. Të sëmurët kronikë janë ata që kanë më shumë probleme.”

Si shkaqe kryesore të shtimit të këtyre problemeve në stinën e verës specialistët shohin mungesën e higjienës, ndotjen e ujit, por edhe ushqimet e ndenjura.

Problem shqetësues sipas mjekëve infeksionistë janë edhe temperaturat e larta, ndaj u këshillojnë qytetarëve që të mos ekspozohen në diell pasi pasojat mund të jenë fatale.

Mjekët apelojnë që të bëhet kujdes me ushqimet duke i mbajtur në kushte frigoriferike, të eleminojnë konsumimin nëpër fast-food-e, si dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.

Klan Plus