Nxitën vendet e pasura të paguajnë për shpërndarjen globale për të ndaluar mutacionet e COVID-19

Njëqind ish-presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm kanë nxitur vendet e pasura të Grupit G7 të paguajnë për një shpërndarje globale të vaksinave të koronavirusit për të ndihmuar në ndalimin e mutacioneve të koronavirusit.

Udhëheqësit e bënë thirrjen e tyre përpara një takimi të nivelit të lartë të G7 në Angli i cili fillon të Premten, kur Presidenti i SHBA Joe Biden është parashikuar të takohet me udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë. Në letrën e tyre për G7, ish-udhëheqësit botërorë thanë se bashkëpunimi global kishte dështuar në vitin 2020, por që 2021 mund të fillonte një epokë të re.

Mbështetja nga G7 dhe G20 duhet që t’i bëjë vaksinat lehtësisht të arritshme në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe kjo nuk duhet të cilësohet si një akt bamirësie, por përkundrazi është në interesin strategjik të çdo vendi,” thuhet në letër.

Midis nënshkruesve ishin ish-kryeministrat britanikë Gordon Brown dhe Tony Blair, ish-sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara  Ban-Ki Moon dhe 15 ish-udhëheqës afrikanë. Ata janë shprehur se G7 dhe udhëheqësit e tjerë të ftuar në samit duhet të garantojnë të paguajnë atë që do të arrinte në rreth 30 miliardë dollarë në vit për dy vjet për të luftuar pandeminë në të gjithë botën.

Lutja e tyre përkoi me një sondazh nga organizata bamirëse Save the Children e cila gjeti mbështetje të fortë publike në Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Kanadaja për G7 për të paguar 66 miliardë dollarë të nevojshëm për vaksinat COVID-19 globalisht. Në Britani, 79% ishin në favor të një politike të tillë, ndërsa 79% e amerikanëve mbështesnin propozimin, tregoi sondazhi. Mbështetja ishte më e ulta në Francë, ku vetëm 63% ishin pro.

Klan News