100 mijë euro për virgjërinë, 19-vjeçarja: Është trupi im, dua të shijoj jetën

100 mijë euro për virgjërinë, 19-vjeçarja: Është trupi im, dua të shijoj jetën

19:07 10/12/2019

Ajo është 19 vjeçe dhe dëshiron të bëjë një jetë mondane e të udhëtojë nëpër botë. Për ta bërë këtë, e reja ukrainase ka vendosur që të shesë virgjërinë, për një shumë prej 100 mijë eurosh.

Ekaterina është më origjinë nga Kharkiv, por tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, ajo postoi një video online për blerësit e mundshëm.

“Përshëndetje, emri im është Katia. Jam me origjinë nga Ukraina, por tani jetoj në SHBA. Flas anglisht dhe pak rusisht. Arsyeja se përse dua të shes virgjërinë time në Cinderella Escorts është sepse dëshiroj të udhëtoj, të kem luks, të shijoj jetën dhe të jem e lumtur. Në fund të ditës ky është trupi im, është zgjedhja ime dhe ky është vendimi që kam marrë”, shprehet ajo në video.

19-vjeçarja postoi gjithashtu disa fotografi për t’i treguar blerësve sesi duket me të brendshme.

Ajo mësohet se në të ardhmen dëshiron të martohet me një person që mund të shpenzojë 10 mijë euro në muaj për të.

Mbetet e paqartë nëse Ekaterina ka marrë ndonjë ofertë pas postimit të saj./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi