Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figurë sesi mund të sigurohet Kempi që të takon, me para nën dorë, edhe pse për këtë mund të jesh sorrollatur plot dy vjet.

E tillë është edhe historia e një pacienteje, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët e saj kontaktojnë me infermieren Shpresa Pëllumbi, e cila kërkon 100 mijë lekë të vjetra, duke marrë përsipër rolin e sekseres për t’i siguruar lidhjen e Kempit zonjës së sëmurë.

Familjari – Si je? Si kalon?

Infermierja Shpresa –

Qysh je ti? Mirë?

U

lu këtu ti, ulu, pse u mërzite? Hajd, se e shoh vetë unë!

Familjari – Si kalove? Si je ti? Dëgjo tani, aman pash Zotin, se…

Infermierja Shpresa

E di që t’u nxi…

Familjari – E di, që më ka sjellë hatri i mamit këtu. Kam lënë punën atje dhe kam ardhur të interesohem sot këtu.

Infermierja Shpresa –

Tani, tani erdhëm që të ndihmojmë atë. Faktikisht, unë s’kam asnjë lloj interesi.

E di për mua?

Familjari – As mos e ço nëpër mend! E di, i ka fol gjyshi mamit, mua mami më tha se unë as s’të njoh sepse që kur jam martuar s’kam vajtur fare as tek shtëpia e tyre.

Infermierja Shpresa –

Dëgjo, i di Shpresa hallet, i di, se kam qenë atje dhe i kam parë. Tani thjesht unë erdha me të ndihmu, në qoftë se më kupton. Nuk kam asnjë lloj interesi.

Familjari – Po të marr vesh, hallall i paç edhe sikur të kesh!

Infermierja Shpresa –

Jam, punoj në psikiatri. Më dëgjo me vëmendje, nuk kam asnjë lloj interesi. Punoj në psikiatri, e morën vesh këta që unë punoj në psikiatri edhe thjesht për t’ju ndihmuar.

Familjari – Po më ka treguar mami.

Infermierja Shpresa –

Më kupton?

Familjari – Po!

Infermierja Shpresa –

Ashtu de. Atëherë, të mbarojmë…

Sa lekë t’i japim?

Se mos më nxjerrësh mua, se më heq nga puna!

Bjeri, t’i japim 100 mijë lekë ( të vjetra) atij, të mbarojmë punë tani ne!

Familjari – 100 mijë lekë?

Infermierja Shpresa –

E…

Familjari – Tashi i do, direkt? Të zbres poshtë, t’i marr se i kam tek makina!

Infermierja Shpresa –

Mirë, o shpirt!

Familjari – 100 mijë lekë?

Infermierja Shpresa – E, 100 mijë lekë! Po se mos, se mos…

Familjari – S’ka shanse!

Infermierja Shpresa –

Se flasin një çikë këta, flasin.

Familjari – Ato s’do dijnë gjë fare njëherë, vetëm unë bashkë me ty.

Infermierja Shpresa –

Mirë zemra, hajde! Të pres!

Familjari – Më dëgjo një çikë! Për sa i takon kësaj…

Infermierja Shpresa –

Do dali vetë kjo.

Familjari – Ça grupi?

Infermierja Shpresa –

S’e di Shpresa grupin. Grupin, që i takon. Invalidi.

Familjari – Invaliditeti.

Infermierja Shpresa

100 mijë lekë!

Familjari – Sa u takon mujori?

Infermierja Shpresa –

100 mijë lekë.

Familjari – Numëroji një herë, se…

Infermierja Shpresa – Numëroji vetë! Numëroji vetë, o burrë! Ç’ke?

Familjari – Numëroji ti se unë i numërova, s’ka gjë!

Infermierja Shpresa –

Të mbarojmë punë, o goc!

Nga hy këtu unë?!

E kupton ti që puna ime është kot?!

Për ndihmë thjesht!

Po i them atij, bën atë, unë quhem Shpresa.

Më datën 4 do të vijë për komision!

Familjari – Do vij për komision? Po letrën?

Infermierja Shpresa –

Do vijë, do ulet këtu ajo… dhe e thërrasin vetë.

Familjari – Ok… dhe e thërrasin vetë ato, s’ka nevojë më për gjë tjetër.

Infermierja Shpresa –

Po, ke numrin tim, më merr në telefon!

Familjari – T’ia marr gjyshit! Pa merak fare dhe shumë faleminderit!

Infermierja Shpresa

S’ka gjë!

Familjari – Më fal dhe një herë! Çfarë grupi i bie kësaj t’i takojë?

Infermierja Shpresa –

E kanë shkruajtur ato grupin. Ai, që u takon të gjithëve. Aq marrin këta, 100 mijë lekë të gjithë.

Familjari – Për më shumë s’bëhet llaf?

Infermierja Shpresa –

Hë për hë, jo!

Më vjen dhe inat, 2 vjet edhe rri pa Kemp ajo. E shtruan në spital, e…

Familjari – Po kush nuk ia jep?

Infermierja Shpresa –

Ke parasysh ti? Lëre atë që iku, po tani do bëhet ajo, por them të ishte bërë, të kishte filluar Kempi, kishin marrë me miliona lekë.

Familjari – Po pse për 100 mijë lekë e kanë lënë?

Infermierja Shpresa –

Ke parasysh? Jo se ashtu… do mbante ajo varra varra, siç kanë shkuarr 2 vjet. Kështu funksionon, aman moj aman, unë kurrë nuk i bëj këto kështu, kurrë nuk i bëj kurrë.

Ajo dihet, ku e ka vendin.

Familjari – Nuk i takonte më përpara, apo…?

Infermierja Shpresa –

Ec e gjeje! E gjen dot, oj goc?! E gjen a i takonte apo s’i takonte?!

Familjari – Apo s’ia japin? Do zoti po bëhet, edhe ne rrimë të qetë, edhe…

Infermierja Shpresa –

Do bëhet? Për t’u bërë do bëhet ajo, jam unë këtu në mes tani.

Pasi familjarët dorëzuan paratë, në datën 4 Tetor pacientja paraqitet para komisionit dhe me firmën edhe të mjekut Sokol Preçi arrin të sigurojë Kempin.

Mjeku Sokol Preçi – Si quhet kjo?

Familjarja – X!

Mjekja Sokol Preçi – Me kë banon?

Pacientja – Me babin!

Mjekja –

Me babin! Çfarë shkolle ke mbaruar?

Pacientja – Universitetin!

Mjekja –

Çfarë dege?

Pacientja- Psikologe!

Mjekja

Psikologe, ke mbaruar, ë?

Pacientja – Po!

Mjekja –

Ke punuar?

Pacientja – Kam punuar 20 vjet.

Mjekja –

Ka punuar 20 vjet, ka mbaruar para 20 vjetësh psikologe dhe ka punuar 20 vjet. Dakord!

Ça ke?

Pacientja – S’jam mirë.

Mjekja –

Mirë! Le të dalë. Në fund të muajit në bashki, për të marrë fletën e Kempit.

Familjarja – Është çdo gjë në rregull, ë?

Mjeku Sokol Preçi – Po, po! Pa merak!

Pra, nuk ka më nevojë për t’u sorrollatur nëpër institucione e mjekë për të përfituar Kempin, pasi mjaftojnë vetëm 100 mijë lekë të vjetra./

tvklan.al