Kompania amerikane e ankandit Sotheby’s, tha se një portret i rrallë nga Botticelli pritet ti bashkohet së shpejti klubit të artit në New York.

Vepra e shekullit të 15-të, e cila është e njohur si “Njeriu i Ri që mban një medalion”, pritet të shitet për më shumë se 80 milion dollarë në ankandin që do të mbahet në Janar në New York. Ajo ka vlerësimin më të lartë për kategorinë e “Mjeshtër i Vjetër” në historinë e Sotheby dhe shtëpia e ankandit tha se mund të shitet ndoshta për më shumë se 100 milion dollarë.

“Njeriu i Ri që mban një medalion”, është vetëm një nga shumë portrete të artistit rilindas, Sandro Botticelli. Pikturat “Lindja e Venusit” dhe “Primavera” dihet që mbijetojnë edhe sot dhe gjenden në Galerinë Uffizi të Firences.

Christopher Apostle, drejtori i pikturave në shtëpinë e ankandit tha se: “Ka një numër artistësh që janë vërtet olimpikë në atë që bëjnë. Dhe Botticelli është një nga ata.”

Ai tregoi se janë më pak se 20 vepra arti, të cilat janë shitur në ankand për më shumë se 100 milion dollarë. E fundit ishte “Meules” i Claude Monet, që ishte shitur në maj të vitit të kaluar për 110 milion dollarë. Ndërsa, rekordi botëror i ankandit për  pikturë u vendos në vitin 2017 me veprën”Salvator Mundi”, nga Leonardo da Vinci, e cila u shit për 450 milion dollarë.

Sotheby’s tha se ” Njeriu i ri që mban një medalion ” u ble nga pronari i saj i tanishëm, i paidentifikuar, në një ankand në vitin 1982 në Mbretërinë e Bashkuar. Piktura tregon një të ri të panjohur, me gjasë një anëtar të elitës së Firences në fund të shekullit të 15-të, të veshur me një tunikë të thjeshtë me prapavijë  qiellin blu dhe është duke mbajtur në dorë diçka rrethore që ngjan me një medalion./tvklan.al