Rama firmos online marrëveshjen me BERZH dhe BE

60 milionë euro hua nga BERZH dhe 40 milion të tjera në formë grantesh nga BE-ja do të vijnë në ndihmë të infrastrukturës turistike në qytetet e Shkodrës, Beratit, Fierit dhe Gjirokastrës.

Marrëveshja është firmosur virtuale nga kryeministri Rama, ambasadori Soreca dhe zv/Presidenti i BERZH-it, Jürgen Rigterink.

Veç ndihmës financiare kryeministri sheh si me rëndësi dhe ekspertizën e BE-së dhe BERZH-it për zbatimin e këtyre projekte që do t’i japin shtyse ekonomisë së vendit dhe turizmit në veçanti.

“Tani mund të ndihemi të frymëzuar dhe më të drejtë nga mbështetja që po na jep BE-ja me paketën ambicioze të investimeve për Ballkanin, por për përthithjen e këtyre parave na duhet sa më shumë ndihmë nga pikëpamja e ekspertizës suaj”, tha Rama.

Zv/Presidenti i BERZH-it dhe ambasadori Soreca e vlerësojnë dhe momentin kur vjen kjo ndihmë për një sektor si turizmi dhe trashëgimia kulturore, të dëmtuara si nga tërmeti ashtu dhe pandemia.

Fondet e BE-së do të përdoren për restaurimin, përmirësimin dhe zhvillimin e zonave të trashëgimise kulturore dhe zonave natyrore ndërsa ato të BERZH-it do të shkojnë kryesisht për shërbime konsulence për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e turizmit.

Tv Klan