Numri i lartë i rrufeve, pasojë e ndryshimeve klimatike

Zonat tropikale të planetit goditen nga rreth 100 milionë rrufe në vit. Dhe një prej tyre dëmton mesatarisht 23 pemë, e vret të paktën 5 në vit. Sipas statistikave të një studimi të gjatë mbi këtë fenomen, rezulton se rreth 832 milionë pemë tropikale dëmtohen në vit nga rrufetë që shkarkohen në tokë dhe çereku i tyre vdesin pas goditjeve të rënda të pësuara.

Gjithashtu rezulton se rrufetë janë më të shpeshta në zonat pyjore në krahasim me luginat. Në Panama gjysma e pemëve me dimensione të mëdha zhduken pikërisht si pasojë e shkarkimeve elektrike nga qielli.

Monitorimet të kryera nga një grup ekspertësh të Tropical Research Intitute dhe Universitetit Huntsville të Alabamës, tregojnë së në Tokë, janë pikërisht zonat tropikale ato më të prekura dhe rrezikuara nga ky fenomen natyror.

Madje autorët shpjegojnë se me rritjen e temperaturave dhe ndryshimet klimatike, frekuenca e rrufeve mund të kthehet në një problem mjaft të rëndë për shëndetin e pyjeve tropikale në planetin tonë.

Tv Klan