Projekti holandez synon që fëmijët të përballojnë humbjet si pasojë e bombardimeve

Donatorët holandezë dhe organizatat jo qeveritare, kanë dhuruar 100 milion rrënjë tulipanësh të cilat do të mbillen para shkollave ukrainase.

Fëmijët e një shkolle në Irpin, një qytet afër Kievit, të dëmtuar rëndë në luftimet me trupat ruse vitin e kaluar, ishin të parët që morën lopatat për të mbjellë lulet para përpara shkollës së tyre.

“Më pëlqen shumë, është emocionuese që tulipanët do të jenë akoma këtu kur të rritem.”

Forcat ruse pushtuan një pjesë të Irpin në Mars 2022 dhe bombarduan pjesën tjetër të qytetit për javë të tëra duke u përpjekur ta kapnin atë.

“Kishte vrima të mëdha në të gjitha muret si pasojë e bombardimeve. Unë isha i frikësuar dhe doja të qaja, sepse kam katër vjet që shkoj në këtë shkollë dhe tani duke disi e shkatërruar pas luftës.”

“Tulipanët janë lule shumë të bukura. Kur të lulëzojnë, të gjithë do të vijnë te portat tona, do të shikojmë shkollën tonë të mbuluar si me një tapet lulesh.”

Shkolla pësoi të paktën njëzet goditje me predha dhe raketa, të cilat shkatërruan palestrën, sallën e koncerteve, disa klasa dhe një muze të vogël etnografik.  Petro Tonenchuk, i cili drejton projektin Floëers4Schools së bashku me vëllain e tij, Vitalii Tonenchuk shprehet se mbjellja e tulipanëve do t’i ndihmonte fëmijët të jenë më të gëzuar dhe të përballojnë humbjet që mund të kenë pësuar në familje si pasojë e luftës.

Klan News