Veliaj: Dhuratë për 100-vjetorin kryeqytet

100 pemë bliri janë mbjellë sot nga bashkia e Tiranës në parkun e liqenit Artificial, duke shtuar kështu gjelbërimin në një nga zonat më të frekuentuara.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se  kjo është një tjetër dhuratë që i bëhet kryeqytetit në 100 vjetorin e tij. 

Ai tha se pavarësisht skeptikëve, aksioni për të shtuar gjelbërimin është kthyer në një nismë globale dhe një nga prioritetet për shumë vende të Bashkimit Europian.

Për kryebashkiakun e Tiranës ky vit jubilar është edhe një moment reflektimi për shoqërinë, për të qenë më shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin.

 Tv Klan