Klosi: Më shumë hapësira për qytetarët në bregdet

Gjatë këtij sezoni turistik do të jenë vetëm 100 plazhe të hapura për t’u frekuentuar nga pushuesit. Ministri Blendi Klosi, në mbledhjen e Komitetit të Turizmit për Bashkinë e Kavajës shpjegon se arsyet e kësaj vendimmarrje lidhen me menaxhimin më të mirë të masave anti-covid.

Pas disa përpjekjeve të dështuara gjatë vitit të shkuar, këtë vit Ministri Klosi shprehet i sigurt se do të funksionojë nisma për plazhet publike.

Plazhet pranë hoteleve do të jenë të hapur nga data 1 Qershor, ndërsa të gjithë zonat e tjera bregdetare do të mund të frekuentohen nga data 10 Qershor.

Tv Klan