Deri në orët e para të mëngjesit, banorët e zonave të Korçës vendosën të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre. 6 lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë gjatë natës shkaktuan panik, por edhe 4 të lënduar lehtë.

Më të prekur janë fshatrat Floq dhe Dvoran ku janë dëmtuar rreth 70 shtëpi, 50 prej të cilave kanë qenë të pabanueshme prej vitesh. Shembje çatish dhe suvash pati edhe në 20 shtëpi në fshatin Vidohovë  dhe 10 në Qafëzezë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ka qenë 15 km në jug-lindje të Korçës.

Shtabi i emergjencave ka nisur shpërndarjen e çadrave, shtrerëve dhe batanijeve, por edhe ushqimeve, për familjet e prekura nga tërmeti. Pranë tyre ishte kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili pa nga afër situatën e krijuar.

Tv Klan