Numri i viktimave nga bombardimet jashtë një shkolle të mesme në Kabul, ka arritur në 100 dhe 160 persona të plagosur, tha zyra e zv/Presidentit afgan, Sarwar Danish.

Tri bomba u detonuan jashtë shkollës fillore Sayed Ul-Shuhada më 8 maj, teksa studentët, shumica prej të cilave vajza adoleshente, ishin duke dalë nga shkolla.

Sulmi ndodhi në Dasht-e-Barchi, një enklavë në Kabul, e banuar me shumicë shiite, ku jeton minoriteti Hazara.

Militantët e Shtetit Islamik dhe talibanët – dy grupe ekstremiste suite – janë fajësuar për sulmet vdekjeprurëse ku janë vrarë qindra persona të komunitetit Hazara gjatë viteve të fundit.

Zyra e zëvendëspresidentit, Danish tha më 21 maj se shumica e të mbijetuarve të sulmit, kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Ai paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.

Sulmi, përgjegjësinë për të cilin nuk e mori asnjë grup, ishte një prej më vdekjeprurësve që prej se talibanët u rrëzuan nga pushteti më 2001. /REL