Në 100-vjetorit të krijimit të KLSH, kryeparlamentarja Spiropali tha se Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë Kontrollin e Lartë të Shtetit. Kreu i këtij institucioni garantoi forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit institucional të KLSH-së, si një institucion kushtetues.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato shprehu besimin se ky organ kombëtar i kontrollit fiskal do të veprojë në përputhje me praktikat më të mira të auditimit ndërkombëtar.
Funksionimi i KLSH-së mbulohet në mënyrë të posaçme nga kapitulli 32 për kontrollin financiar, pjesë e grup-kapitullit të themeloreve të negociatave. KLSH luan një rol kyç në vlerësimin që ne i bëjmë sundimit të ligjit luftës kundër korrupsionit dhe menaxhimit të financave publike.
Tv Klan