Pas disa ditësh replika online me njëri-tjetrin, kryeministri Edi Rama, ka vijuar me ironitë ndaj kandidatit të koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, përmes një video të postuar në rrjete sociale.

“Zgjimi i Lulit” e ka titulluar videon Rama, në të cilën ai shprehet se shyqyr që ish-kryedemokrati nxorri një nga kandidatët e tij, se njerëzit mendonin mos ishte i vetëm në koalicionin e tij.
“Tani që të ngjalla, nuk ta kam ngenë që të të dëgjoj përditë që i bie fyllit po në një vrimë”, ironizon më tej Rama-Bashën, teksa i ‘këshillon’ që të mos merret me të, por me kandidatët demokratë, duke ironizuar kështu edhe Partinë Demokratike.
Çfarë u tha në videon e montuar nga Rama:
Basha: Ee Rame, ke filluar duke u marrë me shokët e mi ee? Kishe kërkuar Hysenin që në mëngjes. Ja ku e ke Hysenin o Rame.
Rama: O Lul. Po shyqyr mo Lul e nxorre një se pyet mileti a ke njeri a je veç ti!
Basha: Koalicioni Euroatlantik Rame, kandidat për deputet, tek njësia 4.
Rama: Hysenit i kam njohur babën, burrë zotëri, nëse nuk e ngatërroj unë. Inshallah i ka ngjarë të atit. Tjetër ke apo Hysenin laj-thaj? E dëgjoje pak. Dëgjoje mirë se tani që të ngjalla nuk ta kam ngenë të të dëgjoj përditë që i bie fyllit po në një vrimë.
Basha: Ç ‘punë ke ti me shokët e mi Rame? Merru mo burrë me shokët e tu se po të dalin duarsh.
Rama: Po dëgjoje pra, dëgjoje. Dëgjoje dhe ndërro regjistër se ke fjetur gjatë, duhet të t’i kujtojmë disa gjëra.
vendos sërish këngë.
Rama: 100 zogj pulash kundër 1 luani. More vesh a jo? Ik tani o artist, ik e mos ma qaj hallin mua, po shih e merru me bufin se po t’i kullufit demokratët. E jo këtu bën si i fortë, e andej rri squk. Hajde Lul, ec aty./tvklan.al