Alejandro Garnacho, festoi trofeun e parë kombëtar të fituar. Talenti i Manchester United, ishte pjesë e Argjentinës, në fitimin e Kupës së Amerikës.

Megjithatë, sulmuesin mund ta kishim parë edhe më fanellën e Spanjës, vend ku ai jetoi deri në vitin 2020, para se të kalonte në Angli, te Manchester United.

Madje, ai ka luajtur edhe tre ndeshje me Spanjën U-18, por në fund zgjodhi të përfaqësojë Argjentinën.

Arsyen e ka zbuluar vetë lojtari, në një intervistë të dhënë së fundmi, ku zbuloi se nëna e tij është argjentinase ndërsa babai i tij spanjoll.

“Unë jam argjentinas. E gjithë familja e nënës sime është nga Argjentina dhe kanë jetuar gjithmonë aty. Babai im është nga Spanja. Familja e nënës sime u shpërngul në Spanjë dhe aty u njoh me babain tim dhe unë linda në Spanjë.

Unë jam shumë i afërt me njerëzit nga mamaja ime dhe ata më mësuan ndjenjën për të mbështetur Argjentinën. Ata besuan tek unë. Nuk u desh që të mendoja dy herë nëse do të zgjidhja Spanjën apo Argjentinën sepse unë ndjehem argjentinas. E gjitha familja më mbështet mua dhe janë shumë të lumtur për mua.”, deklaroi Garnacho. /tvklan.al