Mbeten të pandryshuara shifrat në spitale

48-vjeçare nga Durrësi dhe një 61-vjeçar nga Lushnja e kanë humbur betejën me Covid-19 këtë të hënë, duke e çuar kështu në 3,271 totalin e jetëve të humbura në dy vite.

Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se numri i pacientëve të shtruar në spitalet Covid vijon të jetë 136, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Sa i takon rasteve të reja me Covid, në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 1017 qytetarë. Rreth 60% e rasteve të reja janë zbuluar në Tirane, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,254 qytetarë.

Tv Klan