Veterani i luftës qëndroi më shumë se një muaj në spital

Nikolai Bagayev është një veteran rus i Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë kësaj here, armiku nuk ishin trupat gjermane që pushtuan Bashkimin Sovjetik, por COVID-19.

Ai është 102 vjeç dhe së fundmi ka arritur të mundë koronavirusin.

Pasi kaloi më shumë se një muaj në spital, duke përfshirë një javë në kujdes intensiv, më në fund ai ndodhet në shtëpi.

Hera e fundit që u përballa me vdekjen ishte në 1941. Në atë kohë, mushkëria ime e djathtë u plagos gjatë betejës për Moskën. Por unë në atë kohë isha mjaft i ri dhe arrita të shërohem menjëherë”, tha ai për “Reuters”.

Këtë herë, unë u mbështeta kryesisht nga mjekët, me gjithë disa raste kur isha në prag të humbjes së shpresës dhe guximit. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ata”.

102-vjeçari kishte  dëmtim të 80% të  mushkërive kur u shtrua në spital në qytetin Korolyov afër Moskës, por ai u shpreh se një teknikë e frymëmarrjes që kishte mësuar nga lufta e ndihmoi atë të rimëkëmbet nga COVID-19.

Klan News