103 kandidatë për BKH kalojnë testin fizik



103 kandidatë për BKH kalojnë testin fizik

13:34 24/10/2020

Ambasada e SHBA: Proces i vështirë për të gjetur më të mirët

103 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit kaluan procesin e testit për aftësitë fizike dhe do të vazhdojnë në fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Përmes një njoftimi për mediat, BKH thotë se këta kandidatë që kaluan etapën e testit fizik, do t’i nënshtrohen testimit me shkrim në datën 26 Tetor.

Lidhur me këto zhvillime, ka reaguar edhe ambasada amerikane në vendin tonë.

Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA. /tvklan.al




Të ngjashme