Edicioni i 22-të i festivalit, aplikime nga 111 shtete
Janë bërë pothuaj të gjitha përgatitjet për edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Dhkurtër DokuFest.
Ky festival që mbahet çdo vit në Prizren do të nis edicionin e radhës më 4 dhe do të zgjasë deri më 12 Gusht. Këtë vit ka një rritje prej 22% të filmave që kanë aplikuar nga 111 vende të botës.
Gjatë festivalit, në 10 kinema kryesisht të hapura në Prizren do të shfaqen 104 filma në tetë kategori konkurruese. Risi në këtë edicion të Dokufestit do të ketë më shumë në kuadër të Dokunights ku do të performojnë mbi 30 artistë nga e gjithë bota.
“DokuFest” çdo vit mbledh edhe shumë shikues dhe artdashës nga e gjithë bota.
Tv Klan