1051 vdekje nga Covid në Tiranë


1051 vdekje nga Covid në Tiranë

15:13 25/09/2021

Elbasani, Fieri dhe Durrësi tre qarqet e tjera me më shumë viktima

Tirana është qarku që ka numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19. Nga fillimi i pandemisë deri më 24 Shtator janë regjistruar 1051 humbje jete ose 40% e totalit të viktimave që kanë ndodhur në rang kombëtar.

Pas kryeqytetit renditet Elbasani me 272 vdekje , më tej është Fieri me 260 dhe Durrësi me 251 humbje jete.

Qarku i pestë me numrin më të lartë të humbjes së jetëve si pasojë e SARS COV 2, është Shkodra, me 159 vdekje të regjistruara në spitalet Covid, më tej renditet Vlora me 146 dhe Korça me 121 viktima. Ndërkohë Berati që nga fillimi i pandemisë ka 106 vdekje dhe Lezha 101. Dy qarqet me më pak humbje jete janë Gjirokastra me 68 të vdekur dhe Dibra 50. Ndikim në këtë bilancë kanë edhe numri i popullsisë dhe përhapja e virusit për secilin qark. 

Nga Marsi deri më Dhjetor 2020 janë raportuar nga autoritetet shëndetësore 1181 vdekje. Ndërkohë që nga Janari deri më 24 Shtator 2021 janë zyrtarisht 1,438 persona të vdekur në spitalet e dedikuar për pacientët me koronavirus.

Bilanci real i viktimave nga COVID-19 mund të jetë edhe më i lartë, sepse në këto shifra nuk janë pëfshirë humbjet e jetës të atyre personave që janë trajtuar në spitalet jashtë vendit, kryesisht në Turqi dhe Itali, por as vdekjet në banesë.

Pas një periudhe 4 mujore me shifra minimale të fataliteteve, Shtatori ka sjellë një rritje të shifrave të viktimave. Vetëm në 24 ditët e para të këtij muaji kanë humbur jetën në spitalet Covid 121 persona. 

Viktimat nga Covid sipas qarqeve

Tiranë           1051

Elbasan          272

Fier                 260

Durrës           251

Shkodër         159

Vlorë              146

Korçë             121

Berat               106

Lezhë             101

Gjirokastër      68

Dibër                 50

Klan News






Të ngjashme