Në Greqi ka shkuar në 108 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas mediave greke, dy pacientë ndërruan jetë mëngjesin e sotëm.

Viktimat janë një i moshuar 91 vjeç që ndërroi jetë në spitalin e Ptolemaida, ndërsa i dyti një 77-vjeçar që ishte i shtruar në spitalin e Athinës.

Autoritetet shëndetësore greke thonë se dy viktimat vuanin nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Sa i përket numrit të të infektuarve, deri tani në shtetin grek janë identifikuar 2207 raste. 69 pacientë trajtohen të intubuar në spital.

Greqia mban ende në fuqi masat shtrënguese që ndalon daljen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve. /tvklan.al