Vaksinimi në vendin tonë po ecën me ritme shumë të shpejta. Vetëm gjatë dates 8 Maj janë injektuar 11.073 vaksina.

Lajmi është bëri i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka bërë një status në rrjetet sociale. Në postimin e Manastirliut bëhet gjithashtu e ditur se që nga nisja e fushatës masive të vaksinimit janë injektuar gjithsej 596.766 doza të ilaçit imunizues.

Aktualisht në Shqipëri kanë arritur katër lloje vaksina si Pfizer, AstraZenca, Sinovac dhe Sputnik V. Preparati mjekësor për t’u mbrojtur nga koronavirusi tashmë është duke iu injektuar personave mbi 50 vjeç që janë me sëmundje kronike.

Ndërkohë në seancën parlamentare të së premtes, ministrja Mastirliu njoftoi se do të vazhdojnë të vijnë doza të tjera vaksinash për të bërë të mundur shtrirjen e imunizimit deri në moshat që rrezikohen të preken nga Covid-19.

Synimi i qeverisë shqiptare është që deri në fund të muajit Maj të arrihet injektimi i më shumë se 1 milion dozave me vaksina anti-covid.

Klan News