11.6% e popullsisë e vaksinuar



11.6% e popullsisë e vaksinuar

14:29 19/04/2021

Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 487 mijë vaksina

325 mijë persona ose 11.6 % e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës anti covid. Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka nisur më

më 11 Janar me bluzat e bardha të spitaleve covid m tej është shtirë te të moshuarit,dhe aktualsht kemi rreth 250 mijë vaksinime te personat mbi 60 vjeç.

Sipas ministrisë së shëndetësië imunizim të plotë,pra që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave  janë rret 20 mijë persona, të cilët vaksinuar me Pfizer.

Veç punonjësve shëndetësor të dyja dozat e vaksinës i kanë marrë edhe të moshuarit dhe personeli i shtëpive të përkujdesit si dhe personat mbi 90 vjeç.

Pjesë e procesit të vaksinimit janë bërë disa kategori që janë më të rrezikuar për shkak të punës dhe kontakteve me shumë persona siç janë: mësuesit, pedagogët, punonjësit e medias, efektivët e policisë së shtetit,punonjësite gardës dhe policët bashkiakë.

Ndërkohë që kategoria më e fundit që ka nisur janë punonjësit në sektorin e turizmit. Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 487,360 vaksina.

Gjatë kësaj jave  pritet të vijnë rreth 200 mijë vaksna të tjera të Sinovac. Synimi i qeverisë është që brenda muajit Maj të vaksinohen gjysmë milionë persona, ndërsa në pranverën e vitit që vjen të imunizohet e gjithë popullsia.

Klan News







Të ngjashme