Fushata zgjedhore brenda Partisë Demokratike është finalizuar me zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të forcës më të madhe të opozitës. Mbledhja e fundit e këshillit kombëtar përcaktoi sekretarin e përgjithshëm nënkryetarët dhe sekretariatin.

Përveç riorganizimit që ju bë këtij të fundit me votim të fshehtë, anëtarët e këshillit kombëtar kanë zgjedhur në kryesi 11 figura të reja ose e thënë ndryshe 40% e këtij forumi.

Bamir Topi i cili me votim gati unanim u zgjodh nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i grupit të saj parlamentar, Ilir Rusmali sekretarë për çështjet ligjore dhe zgjedhjet, si dhe Fatmira Hajdari anëtare e kryesisë, tregojnë për sfidat e reja në politikën e demokratëve.

Ndjehem jashtëzakonisht i respektuar nga kolegët e mi të këshillit kombëtar. Natyrisht falënderoj edhe kryetarin e partisë, i cili më propozoi për të konkurruar në pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar”, tha Bamir Topi.

Strukturat e Partisë Demokratike duhet të jenë të përgatitura për të ju imponuar forcave të tjera politike vendosjen e rregullave të rrepta për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të garantuar vet si forcë politike që zgjedhjet të bëhen të rira dhe të ndershme. Detyrat janë të shumta, impenjimi është maksimal”, tha Ilir Rusmali.

“Kënaqësia është e pallogaritshme, mjaft që ky do të jetë një hap i imi drejt politikës, siç e kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri para jush. Do të eci në gjurmët e Azemit. Fjala e Azemit do të jetë gjithkund, ku të jetë fjala ime do të jetë fjala e Azemit“, tha Fatmira Hajdari./tvklan.al