Ndryshimi i tatimit mbi fitimin nga 15 në 5% edhe për bizneset me fashën nga 8 deri në 14 milion Lekë ka stimuluar investimet në biznese.

Një kompani që operon në tregun e prodhimit të mobilieve në zonën e Kamzës i tregoi kryeministrit Edi Rama se këtë vit ka zgjeruar aktivitetin pasi parashikon se do të mbledhë më shumë fitime për shkak të uljes së taksës.

Për kreun e qeverisë, lehtësimet e bëra do të ndihmojnë në dy drejtime: rritjen e deklarimit të xhiros reale të biznesit duke ulur informalitetin por dhe stimulimin e investimeve te bizneset duke shtuar kështu edhe numrin e vendeve të punës.

Nga 1 Janari, 11  mijë biznese që konsideroheshin të mesme e të mëdha e që arrin të realizonin të ardhura nga 8 deri në 14 milion do të paguajnë 5% tatim mbi fitimin, po aq sa paguanin në 2018-ën ndërmarrjet me xhiro nga 5 deri në 8 milion Lekë.

Tv Klan