Shifra më e lartë në 3 vjet, gjysma e tyre përsëritës

Rreth 11 mijë emigrantë të paligjshëm u ndaluan gjatë orvatjes së tyre për ta përdorur Shqipërinë si një vend tranzit, vetëm në 8 muajt e parë të vitit.

Sipas Drejtorit të Kufirit dhe Emigracionit, Eduart Merkaj, edhe pse kjo është shifra më e lartë e të paktën 3 viteve të fundit, pjesa më e madhe e tyre janë përsëritës. 

 “Rreth 11 mijë emigrantë të parregullt, afro 50% e tyre janë përsëritës. Vijnë kryesisht nga vendet në konflikt si Siria, Algjeria, Afganistani etj. Ata që janë përsëritës janë kapur disa herë, megjithatë për ta është lënë mundësia e largimit vullnetar. Pjesa më e madhe e tyre kanë destinacion vendet e Bashkimit Europian”.

Nisur nga raportet e fundit, në kufirin e gjelbër me Greqinë janë shtuar patrullimet nga Policia Kufitare dhe ato të Frontex.

Fare pak prej emigranteve të parregullt kërkojnë strehim në Shqipëri, duke ju nënshtruar procedurave të leje qëndrimit, ndërsa pjesa më të madhe rikthehej në vendet nga kanë tentuar hyrjen ne Shqipëri.

Duke iu referuar të dhënave kumulative, për 8 muajt e vitit 2020 janë shënuar 8,343 emigrantë të huaj të parregullt të kapur në vend, ose 47.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tv Klan