Raporti tregon se 155 milionë njerëz në të gjithë botën jetojnë në nivele krize të pasigurisë ushqimore

Njëmbëdhjetë njerëz vdesin çdo minutë nga uria, sipas një raporti të ri nga Oxfam. Raporti zbuloi se numri i atyre që përballen me kushte të ngjashme me urinë në mbarë botën është rritur me gjashtë herë gjatë vitit të kaluar.

 “Statistikat janë marramendëse, por duhet të kujtojmë se këto shifra përbëhen nga njerëz individualë që përballen me vuajtje të paimagjinueshme. Edhe një person është shumë ”, tha Abby Maxman, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Oxfam America.

Sipas të dhënave, 155 milionë njerëz në të gjithë botën tani jetojnë në nivele krize të pasigurisë ushqimore ose më keq , rreth 20 milionë më shumë se vitin e kaluar. Rreth dy të tretat e tyre përballen me uri sepse vendi i tyre është në konflikt ushtarak.

Nga mesi i Qershorit, numri i njerëzve që ranë në fazën më të mprehtë të urisë ishte 521 mijë në Etiopi, Madagaskar, Sudanin e Jugut dhe Jemen. Raporti ngre alarmin për vendet si Jemenin, Republikën Demokratike të Kongos, Afganistanin dhe Venezuelën si vende ku krizat ekzistuese të ushqimit ishin përkeqësuar nga fillimi i pandemisë dhe pasojat e saj ekonomike.

Oxfam tha se tre shkaqet kryesore që shkaktojnë urinë akute ishin COVID-19, kriza e klimës dhe konflikti. Luftërat ishin nxitësi i vetëm më i madh i urisë që nga fillimi i pandemisë, duke shtyrë gati 100 milionë njerëz në 23 vende ku zhvillohen luftra në nivele më të këqija të mungesës së ushqimit.

Klan News