22 të shtruar në spitale, 6 në terapi intensive

Vetëm 11 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Janë 3 të infektuar të zbuluar në Tiranë, nga 2 në Gjirokastër dhe Cërrik dhe nga 1 rast në Malësinë e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Këto pak të prekur janë zbuluar nga 2915 testime gjithsej në vend. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se po marrin trajtim spitalor 22 pacientë me Covid, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.

Fatkeqësisht, raportohet se një 73-vjeçar nga Berati nuk ka mbijetuar gjatë trajtimit në spital. Të shëruar janë 22 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në 129,807 që nga fillimi i epidemisë. 

Tv Klan