
11 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit. Gjatë 24-orëshit të fundit, janë kryer 464 testime, ndërsa 26 qytetarë janë shëruar nga Covid-19.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:
4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Sarandë.
Janë 142 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,458 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al