Veliaj: Kontribuojnë për Shqipërinë

11 shtetas të tjerë të huaj nga Kosova, Egjipti, Turqia dhe Italia morën nënshtetësinë shqiptare.

Në ceremoninë e betimit që u zhvillua në Bashkinë Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky interesim i të huajve është  kontribut për progresin e Shqipërisë.

“Është një shenjë e një qytetit që po rritet dhe zakonisht unë vij këtu në tarracë ose për celebrime, për dasmat e martesat e reja, pra të familjeve të reja që krijohen ose zakonisht vij këtu për të bërë betimin e shtetasve të rinj shqiptarë që i bashkohen Republikës sonë dhe misionit për të kontribuar në një shtet të përbashkët dhe në një mision të përbashkët për më shumë progres e zhvillim për Shqipërinë”.

Sipas Veliajt, tashmë të huajt që jetojnë në Shqipëri do të ndihmojnë në zhvillimin e vendit përmes misioneve të tyre.

Tv Klan