11 të arrestuar në Tiranë për…



11 të arrestuar në Tiranë për…

15:14 02/02/2021

Finalizohet operacioni policor i koduar “Galeria”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 11 shtetas.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 3 armë të ftohta, 2 aparate celular dhe 1 automjet.

Si rezultat i një pune të vazhdueshme hetimore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Galeria”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë në kohë dhe në vende të ndryshme, shtetasit:

•A. H., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”;

•A. H., 48 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e qëndrimit “Arrest në shtëpi”;

•A. H., 34 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;

•A. K., 28 vjeç, E. S., 42 vjeç dhe F. Ll., 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Shtetasi A. H., 34 vjeç, në kundërshtim me masat anticovid, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, ku ishin të pranishëm shtetasit e tjerë lartpërmendur.

•E. H., 35 vjeç, E. S., 22 vjeç dhe R. D., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” kanë ndaluar për kontroll në Rrugën e Dibrës, mjetin me drejtues shtetasin E. H. dhe pasagjerë shtetasit E. S dhe R. D. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis dhe 3 armë të ftohta (thika).

•N. L., 36 vjeç dhe S. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në një lokal të marrë me qira, shtetasi N. L., në bashkëpunim me shtetasin S. K., merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik shtetasit N. L. iu gjet një aparat celular, i cili dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 40 doza me lëndë narkotike kanabis, 10 doza me lëndë narkotike kokainë, 3 armë të ftohta (thika), 2 aparate celular dhe 1 automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.







Të ngjashme